Champions League Futboll Sport

MILAN-PORTO/ Portugezët si “mallkim”, “kuqezinjtë” duan pikët. Ja statistikat…

– Sfida e katërt e Grupit B që i sheh kuqezinjtë në kuotën zero pikë pas humbjeve me Liverpulin, Atletikon e Madridit dhe Porton. Kjo është hera e parë që kuqezinjtë nuk kanë asnjë pikë pas tri ndeshjesh grupi.

 Janë 10 rastet në të cilat Porto dhe Milani janë përballur me njëri-tjetrin. Bilanci është në favor të kuqezinjve: 4 fitore kundër 3 fitoreve për kundërshtarët, tri barazime.

 Pasi ka humbur vetëm një nga gjashtë ndeshjet e para kundër Portos në garat europiane, Milani ka humbur dy nga katër të fundit. Porto ka humbur vetëm një nga pesë transfertat e fundit në Ligën e Kampioneve.

 Porto ka mbajtur portën e paprekur në katër nga pesë transfertat e fundit në Ligën e Kampioneve, përfshirë dy ndeshjet e fundit larg Oportos.

 Milani gjuajti në portë vetëm katër herë në humbjen 1-0 ndaj Portos në përballjen e tyre të fundit të Ligës së Kampionëve.

 Që kur shënoi katër gola në pesë goditje kundër Sevijas në dhjetor 2020, Olivie Zhiru ka shënuar vetëm një herë në 250 minutat në Ligën e Kampionëve.

 Mehdi Taremi ka marrë pjesë në tre golat e fundit të Portos në Champions.

Related posts

MENDOHEJ SE MUND TË RIVALIZONIN BAYERNIN PËR TITULL/ Trajneri gjerman: Kalendar m*ti, askujt nuk i plas për ne

Delo.autor

E BUJSHME/ Messi mund të LARGOHET nga Barcelona

F.autor

Buffon: Është më i miri i Juves, por po nuk dëgjoi këshillat…

Q.Autor

Leave a Comment