Futboll Sport

E KONFIRMON VETË GRUPI NGA KATARI/ Xavi është trajneri i ri i Barcelonës

Ajo që flitej prej ditësh, është konfirmuar sot. Nuk ka më dyshime, Xavi Hernandez do të jetë trajneri i ri i Barcelonës. Ish mefushori spanjoll që bëri histori me skuadrën katalanase do të rikthehet sërish në shtëpi, por këtë herë si trajner.

Lajmi për arritjen e akordit është konfirmuar nga skuadra e Al Sadd, ekipi që Xavi drejton aktualisht dhe përmes një postimi në rrjetet sociale bëjnë me dije se kanë arritur marrëveshjen me Barçën.

Drejtuesit e klubit kanë paguar klauzolën e largimit prej 5 milionë euro dhe tashmë pritet zyrtarizimi nga Barcelona. Katalanasit shkarkuan Koeman pak ditë më parë dhe tashmë kanë gjetur trajnerin e ri.

Related posts

Ja si pritet të luajë Italia në “Wembley” kundër Anglisë

Sadik.Autor

U SHPALL TRAJNERI MË I MIRË I VITIT 2020/ Klop i shokuar: Nuk e prisja të isha unë…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Manchester City apelon në CAS përjashtim nga Championsi

Delo.autor

Leave a Comment