Të tjera

Djokovic rikthehet pas operacionit: Dua të rifitoj besimin dhe të gjej ritmin

Tenisti serb Novak Djokovic do të debutojë sot në mbrëmje në turneun Masters të Indian Wells, ku rikthehet në fushë dy muaj pas eliminimit në turin e katërt të Australian Open. Përballe serbit do të jetë Taro Daniel, një rival i lehtë në letër, por për Djokovic kjo ndeshje dhe ky turne do të shërbejnë për të kapur ritmin e duhur. “E vetmja gjë që dëshiroj është të kem besim te vetja dhe ritmin e duhur. Në 9 muajt e fundit kam luajtur vetëm 4 ndeshje, ndaj shpresoj që të mos kem asnjë dhimbje dhe të shkoj deri në fund”, shprehet ish-numri 1 në botë.

Më tej, Djokovic rrëfen se në Melburn nuk ka qenë në formën optimal. “Kisha dhimbje çdo ditë. Më pas kreva operacionin në bërrylin e djathtë dhe ende nuk kam rikuperuar 100% të formës. Ndaj shpresoj që të bëjë një paraqitje të mirë, pa synuar fitoren e këtij turneu, pasi nuk kam luajtur shumë ndeshje dhe nuk kam ritmin e duhur. Por pranoj se kam pak dhimbje, por kam luajtur për dy vjet me këtë shqetësim, ndaj nuk përbën problem. Por kam ardhur këtu për të luajtur, jam një profesionist dhe nuk dua t’ui zhgënjej fansat e mi”, tha Djokovic.

Related posts

Marquez: Testet pozitive, pres një Honda më agresive

Q.Autor

Braçe sulmon sërish Dukën: Vijon që të manipulojë kampionatet

Q.Autor

DY HERË KAMPION BOTE/ Fernando Alonso rikthehet në Formula 1, ja për cilën skuderi do të garojë

Delo.autor

Leave a Comment