Basketball Të tjera

Flamurtari mposht Studentin dhe kryeson i vetëm, “OK” edhe Tirana

Janë luajtur sot dy ndeshjet e para të javës së tetë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për femra, Grupi A. Kampionet e Flamurtarit, pas fitores ditën e shtunë ndaj Goga Basket, sot mposhtën në “Asllan Rusi” skuadrën e Studentit me rezultatin 82-77. Një ndeshje e hapur edhe pse mikeshat nga Vlora ishin vazhdimisht në epërsi, duke e dominuar ndeshjen. Sukses që e ngjit Flamurtarin të vetëm në krye të renditjes, në kuotën e 15 pikëve, ndërsa Studenti qëndron në katërshe.

Fiton edhe Tirana, që mundi 95-64 Vllazninë, në ndeshjen e luajtur në shkodër. Mikeshat nga kryeqyteti patën epërsi gjatë gjithë kohës, duke e thelluar diferencën nga perioda në period, duke marrë një fitore ët lehtë dhe barazohen me Goga Basket në renditje. Skuadra durrsake do të luajë nesër në Korçë ndaj Skënderbeut, në takimin që do të mbyllë javën e 8-të të Grupit A.

KATEGORIA E PARË, BASKETBOLL – FEMRA, Grupi A, JAVA E 8-TË (sot)

Studenti – Flamurtari, 77-82

Vllaznia – Tirana, 64-95

E mërkurë, 13 dhjetor

Skënderbeu – Goga Basket, ora 13:00

Renditja: Flamurtari 15 pikë (7/1), Goga Basket 13 pikë (6/1), Tirana 13 pikë (5/3), Studenti 11 pikë (3/5), Vllaznia 10 pikë (2/6), Skënderbeu 7 pikë (0/7).

Related posts

PËRPLASJA E “TITANËVE”/ Fury: Nuk do ta kryej dozën e dytë të vaksinës deri në duelin me Wilder

Delo.autor

Giro d’Italia/ Yates njeriu për t’u mundur, Aru e Froome nuk mund të gabojnë më

Sadik.Autor

PESHËNGRITJE/ Vetëm 1 kilogram larg historisë, Evangjeli Veli renditet e katërta në Kampionatin Botëror

Delo.autor

Leave a Comment