Futboll Sport

RRËFEN PRAPASKENAT/ Giroud: U sqarova me Mbape në dhomën e tij, ja çfarë i ka bërë Francës kthimi i Benzema

Tifozët francezë janë të lumtur që shohin përsëri Karim Benzema me fanellën e përfaqësueses së tyre dhe ky i fundit po përgjigjet duke shënuar gola të rëndësishëm për ‘gjelat” por sipas Olivier Zhiru, kthimi i tij për momentin nuk është tërësisht pozitiv.

Në një intervistë të dhënë për “L’Equipe” ai ka shpjeguar se sulmuesi i Real Madrid, kishte bërë që të ndryshohej një sistem i vaisur prej kohësh.

“Kthimin e tij e kam mësuar ashtu si e gjithë pjesa tjetër e botës, kur u bë publike lista e trajnerit. Do të më kishte pëlqyer që të më kishin paralajmëruar, ndoshta nga ndonjë drejtues. Rikthimi i tij ka krijuar çekuilibrim taktik në nivel skuadre dhe në mënyrën tonë për të luajtur. Unë e them hapur dhe pa patur asgjë kundër Karim. Ky është një proces që nuk mund të kryhet nga dita në ditë.

Përplasja me Mbape pas dy golave kundër Bullgarisë? Jemi sqaruar shumë shpejt në të njëjtën natë me Kilian, në dhomën e tij. Situata zgjati 48 orë e pastaj e lamë pas krahëve”, tregoi Zhiru.

Related posts

EL CLASICO/ “Çfarë problemi keni me rezultatin 1-0”, Xavi: Nuk e ndryshojmë stilin!

F.autor

GOL “ALLA RONALDO”/ Shikoni si talenti kosovar rrëmben skenën me realizimin perfekt nga jashtë zone (VIDEO)

Delo.autor

PREKJA ME DORË E CUADRADOS/ Shikoni rastin që “tërboi” Atalantën në golin e dytë të Juventus (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment