Futboll Sport

“LOJTARËT E MAN UNITED SI TË DEHUR QË DONIN SHERR”/ Ish-kapiteni nuk përmbahet pas derbit

Humbja në derbi “djeg” gjithmonë. Manchester United u shfaq i pafuqishëm në takimin shtëpiak ndaj Manchester City, që mori tre pikët falë suksesit 0-2 në “Old Trafford”.

Rezultati u vendos që në pjesën e parë, teksa Roy Keane, ish-kapiteni i famshëm i United, ka shpërthyer pas ndeshjes ndaj lojtarëve të skuadrës së Solskjaer.

“Futbollistët e United dukeshin si të dehur në fund të natës që kërkojnë sherr për mënyrën se si luajtën dhe si lëvizën në fushë.”

“E sotmja ishte humbje më e rëndë se ajo me Liverpool. United u shfaq inferior ndaj Cityt në çdo aspekt. Luajtën djemtë kundër burrave, e pabesueshme”, theksoi irlandezi.

Related posts

UDHËTON DREJT ITALISË/ Bayern hedh “grepat” për sulmuesin e Serie A…

Delo.autor

Ja 10 super lojtarët që mund të zëvendësojnë Ronaldon te Reali (LISTA)

Isa.Autor

PJESË E BAYERN DHE E KËRKON KOSOVA/ Futbollisti shqiptar përshëndet me “shqiponjë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment