Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PASI FITON BETEJËN ME COVID-19/ Cikalleshi rikthehet fuqishëm: Jam i lumtur, jam mirë

Jam i lumtur sepse isha me Covid para 3 javësh. U riktheva mirë. Mos më thoni se jam i vjetër se 31 vjeç jam”, ishin fjalët e futbollistit të kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi për emisionin “Ora Sport” në RTV Ora.

Në një intervistë ndryshe nëpërmjet një lidhjeje Skype nga avioni në Turqi, Cikalleshi pohoi për “Ora Sport” se gëzon shëndet të mirë, pasi para 3 javësh ishte i sëmurë më Covid-19.

Ndër të thera ai shton se ka bashkëpunim të mirë midis lojtarëve të kombëtares.

Jemi shumë mirë. E kemi ndihmuar  njëri-tjetrin. Kombinohemi mirë brenda dhe jashtë lojës. Të siguroj që do japim maksimumin tonë dhe në momentin që do japim maksimumin, ky është futboll, nuk i dihet asnjëherë”, u shpreh Cikalleshi.

Related posts

RONALDO FENOMENI/ Reali favorit për të fituar Champions-in, ja sa do vleja unë sot

Isa.Autor

FORMULA 1 DREJT SEZONIT TË RI/ Red Bulli dhe Versttapen hapin të parët kartat

F.autor

COPPA ITALIA/ Pas 16 minutash lojë, Ylli Morata mposht Berishën nga pika e bardhë dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment