Futboll

Fiorentina kujton dhe nderon Astorin, të gjithë në fushë më fanellën nr.13

Në stadiumin “Artemio Franchi” të Firences ka nisur në orën 12:35 ndeshja e Serisë A midis Fiorentinës dhe Benevento, e vlefshme për javën e 28-të, ku të pranishëm janë 35 mijë shikues. Në stadiumin e mbushur plot, të gjithë kanë nderuar ish-kapitenin e skuadrës së Fiorentinës, Davide Astori, që u nda nga jeta një javë më parë, kur u gjend i pajetë në dhomën e tij të hotelit, para ndeshjes me Udinese (takimet u pezulluan dhe nuk u luajtën të dielën e kaluar)

 

Parrullat e vendosura nga tifozet ne stadium

Të gjithë lojtarët e skuadrës së Fiorentinës kanë zbritur në fushë me fanellën me nr.13 që mbante të veshur Astori, ndërkohë që parrullat për ta kujtuar kapitenin nuk kanë munguar në shkallët e stadiumit. Madje edhe në mesin e fushës ishte vendosur një parrullë e madhe. Para fillimit të ndeshjes u mbajt një minutë heshtje nga ana e të gjithë personave të pranishëm në stadium, ndërkohë që duartrokitjet e tifozëve nuk pushuan.

Parrulla vendosur ne mesin e stadiumit

Related posts

BEFASIA/ Leonardo Bonucci i surprizon të gjithë me look-in e ri (FOTO)

Isa.Autor

Pastore është gati të nënshkruajë për 8.5 mln euro në sezon

Sadik.Autor

Futbolli në zi, ndërron jetë ish trajneri i Kombëtares Italiane

Q.Autor

Leave a Comment