Futboll Sport

E PAPRITUR/ Mancini merr lajmin e hidhur, Immobile braktis Italinë. Ja kush e zëvendëson…

Ciro Immobile nuk ia del dhe lë grumbullimin e Italisë së Roberto Mancinit, qe po pergatitet per ndeshjet me Zvicrën dhe Irlandën e Veriut: kontrollet diagnostike të kryera pasditen e sotme kanë nxjerrë në pah një vuajtje që prek muskulin e shputës se këmbës së majtë që daton më parë, në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Në vend të sulmuesit të Lazios është thirrur Gianluca Scamacca i Sassuolos, i cili iu bashkua kombëtares në mbrëmje në Coverciano.

Sa i përket pjesës tjetër të grupit, Nicolò Barella dhe Giorgio Chiellini nuk kanë kryer stërvitjen e sotme dhe kanë vazhduar trajtimet e nevojshme pas dëmtimeve përkatëse të akuzuar në xhiron e fundit të kampionatit.

Mesfushori i Interit dhe kapiteni i Juventusit mbeten në grup për të vlerësuar disponueshmërinë e tyre në ditët në vijim.

Sakaq, ka balotazh ne mesfushe mes Locatellit dhe Tonalit, me lojtarin e Juventusit ne avantazh.

Related posts

CR7 NUK NJEH MOSHË/ 24 vite duke shënuar, portugezi realizon golin e 917-të në karrierë

F.autor

DËSHTIM TOTAL/ Shqipëria tjetër zhgënjim me Zvicrën, “poker” humbjesh për vajzat kuqezi

Isa.Autor

TALENTI/ Transferohet në Bundesligë, menjëherë pasi nënshkroi rinovimin me Liverpool

Isa.Autor

Leave a Comment