Futboll La Liga Sport

RRËFEHET CASEMIRO/ Nga “Topi i Artë” tek krahasimi me Kante dhe çfarë e bën Ancelotti-n special

Casemiro ka folur në një intervistë të dhënë ESPN në lidhje me Real Madrid, Topin e Artë dhe trajnerin Carlo Ancelotti.

MESFUSHA – “Është një privilegj të luash për klubin më të madh në botë dhe mendoj se do ta kuptoj atë që kam bërë vetëm kur e gjitha kjo të ketë mbaruar. Ka qenë një privilegj të luaj për shumë vite me Luka Modric dhe Toni Kroos, do ‘ua rrëfej nipërve të mi: kam luajtur me dy lojtarë të jashtëzakonshëm, dy ikona të futbollit”.

TOPI I ARTË – Braziliani ka dhënë mendimin e tij edhe për Topin e Artë: “Është një privilegj të luaj në krah të Karim Benzema dhe shpresoj që ta fitojë Topin e Artë. Vinicius? Po kalon momentin e tij më të mirë, ka shumë potencial”.

TRAJNERI – Mbi diferencat mes Zidane dhe Ancelotti:

“Çdo trajner ka metodën e tij të punës dhe fatmirësisht po përshtatemi shumë mirë me metodën e Carlo Ancelotti-t, siç kemi bërë për një kohë të gjatë me Zidane. Por dua të theksoj një gjë që e bën speciale punën e Ancelotti-t: është një burrë 62 vjeç, që ka fituar gjithçka, por vendosmëria dhe dëshira e tij për të fituar është e pabesueshme”.

KRAHASIMI – Braziliani ka folur edhe në lidhje me krahasimin mes tij dhe N ‘Golo Kante:

“Dua të kujtoj se Kante, pavarësisht se është një lojtar i jashtëzakonshëm, mbulon një pozicion të ndryshëm, me më shumë liri për të sulmuar. Mesfushori i parë mbrojtës i Chelsea-t është Jorginho. Personalisht jam i kënaqur që konsiderohem mes mesfushorëve më të mirë dhe vazhdoj të punoj për t’u përmirësuar”.

Related posts

HUMBJA NDAJ ATLETICOS NË CHAMPIONS/ Theo Hernandez: Paraqitja jonë ishte e mirë, por më vjen keq që…

Delo.autor

FULHAM-MANCHESTER UNITED/ “Djajtë e Kuq” nuk dinë të ndalen, shënon sërish Pogba

Delo.autor

INTER-SHAKHTAR DONETSK/ Të dy trajnerët me “artileri të rëndë” në fushë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment