Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SFIDA NDAJ ANGLISË/ Stërvitja e fundit e “kuqezinjve”, rishfaqet Broja… nën kujdesin e stafit mjekësor

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit ka zhvilluar në terrenet stërvitore të Universitetit Brunel në Londër, stërvitjen e fundit të saj para ndeshjes me Anglinë. Kuqezinjtë i kanë dhënë aty dorën e fundit përgatitjeve për këtë ndeshje ku luhen shanset e fundit që ka për të qenë pjesë e play-off për Botërorin 2022.

Një seancë stërvitore ku radhëve të përfaqësueses i është bashkuar edhe Armando Broja. Lojtari kishte qëndruar në Angli për t’u rikuperuar nga një dëmtim në kavilje që e ka shqetësuar në javët e fundit dhe për të qenë vetëm sot përsëri pjesë e ekipit.

Megjithatë, situata e tij nuk është optimale, pasi lojtari është vënë menjëherë nën kujdesin e stafit mjekësor, për t’i fashuar kaviljen e dëmtuar, para se të bashkohej në ushtrime me pjesën tjetër të skuadrës. Sipas asaj që tha trajneri Reja, Broja nuk parashikohet të jetë titullar, por po monitorohet gjendja e tij për ta aktivizuar disa minuta në pjesën e dytë.

Related posts

“ËSHTË LOJTARI MË I MIRË NË BOTË”/ Flet Sarri: Ronaldo është i përcaktuar të…

Delo.autor

HISTORIA E PABESUESHME E MCGREGOR/ Nga i pastrehë në milioner falë gruas së tij

Delo.autor

Zyrtare: Safet Gjici thyen një “tabu”, lëvizja e fundit tek Kukësi

Isa.Autor

Leave a Comment