Futboll Sport

U BULLIZUA NË RRJETET SOCIALE/ Shikoni reagimin e tifozit kur takon Neymar (VIDEO)

Nejmar ndodhet në grumbullim me kombëtaren, por nuk harron dhe fansat e tij. Braziliani u taku me një tifoz, i cili u bullizua nëpër rrjetet sociale.

Tifozi quhet Bruninjo dhe luan me të rinjtë e Santosit. Djaloshi mori shumë ofendime pasi kërkoi bluzën e portierit të Palmerasit, pasi këta të fundit kishin mundur Santosin me rezultatin 2-0.

Si pasojë e kësaj ai shpërndau në rrjetet sociale një video, ku reagonte për ofendimet që kishte marrë. Ky veprim gjeti mbështetje nga shumë yje të sportit.

Nejmar ndërkohë pati mundësinë ta takonte Brunijon dhe ky i fundit nuk i përmbahu dot lotët. Sulmuesi i dha një bluzë të firmosur si kujtim. 30 vjeçari mori shumë vlerësim për gjestin e bërë.

Brazili tashmë e ka siguruar një biletë për në Botëror, dhe ndeshjen e ardhshme kundër Argjentinës do ta luajë vetëm për prestigj.

Related posts

SIMULIMET E NEYMAR LËNË PËRSËRI SHENJË/ Arne Riise: Mendoja se isha unë më i miri

Isa.Autor

FALË GOLIT SPECIAL NGA GOREAN PANDEV/ Genoa rikthehet tek fitorja pas 9 javësh në Serie A

Delo.autor

E PARITUR/ Problemet nuk kanë fund, Balotelli mbetet jashtë skuadrës së Nices

Isa.Autor

Leave a Comment