Futboll Sport

MITROVIC PËRMBYS PORTUGALINË/ Ronaldo nuk u beson syve, gati në lot. Serbia në Katar (VIDEO)

E pabesueshmja ndodhi! Serbia ka shkuar sonte në Portugali dhe ka marrë një fitore në minutat e fundit që vlen aksesin në Kupën e Botës në Katar 2022…

Një sukses që ka ardhur me përmbysje, pasi rezultati u zhbllokua që në fillim me anë të Sanches pas 2 minutash lojë.

Por, me kalimin e minutave, Serbia rriti lojën dhe presingun, aq sa Vlahovic gjeti shtyllën dhe më pas ishte Tadic ai që shënoi.

Në pjesën e dytë, Serbia tentoi sërish dhe në minutën e fundit të kohës së rregullt arriti që të dërgonte topin në rrjetë me Mitrovic, senatori i përjetshëm i Serbisë, me kokë, duke mposhtur Rui Patricio.

Cristiano Ronaldo gati në lot, Serbia feston dhe siguron pjesëmarrjen në Kupën e Botës si e para e grupit.

Tani,Portugalia do të duhet të kalojë përmes playoff. Ndeshje për t’u harruar për Ronaldon…

Related posts

Mirë se vini në Botëror, ku dështimi kombëtar zgjon forca të errëta

Sadik.Autor

NDESHJA NDAJ BYLIS/ “Ujqërit e Dëborës” nxjerrin në shitje biletat, ja sa do kushtojnë

Delo.autor

Është jashtë planeve të Petkoviç/ Një tjetër shqiptar do të ketë fatin e Behramit

Isa.Autor

Leave a Comment