Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ LAZIOS/ Goditje për Allegrin, pëson dëmtim dhe rrezikon sfidën sulmuesi…

Lajm i keq për Masimiliano Alegrin, sulmuesi anësor i Juventusit, Federiko Bernardeski ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e mbrëmshme ku Italia barazoi pa gola në Belfast ndaj Irlandës së Veriut, e vlefshme për fushatën kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.

27-vjeçari mbrëmë u aktivizua me të kaltërit për rreth 23 minuta dhe ka ndjerë një tërheqje muskulore rrëzë kofshës. Me rikthimin në Torino, gjendja e tij do të vlerësohet ditë pas dite për të kuptuar nëse do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Lacios, e programuar për tu zhvilluar të shtunën në orën 18:00.

Bernardeski me ardhjen e Alegrit në pankinë, është aktivizuar më shpesh në minutën e parë, teksa në Serinë A italiane ai është aktivizuar në 9 takime.

Related posts

E TURPSHME/ Skuadrës shqiptare i refuzohen vizat për Champions

Delo.autor

GRUMBULLIMI NË TORINO/ Juventus nuk e ka me nxitim, plan special për të prekurit nga Covid-19

Delo.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Tirana-Teuta. Rezultati 2-1

Delo.autor

Leave a Comment