Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“EURO 2023” U-21/ Kosova mposht Shqipërinë me përmbysje në “Fadil Vokrri”

Pas humbjes ndaj Sllovenisë, Shqipëria U-21 ka humbur edhe sot në stadiumin Fadil Vokrri të Prishtinës ndaj Kosovës U-21.

Kuqezinjtë nuk ia dolën të merrnin pikë në “Fadil Vokrri” përballë dardanëve, duke shpërdoruar epërsinë e arritur falë golit të Karricës.

Futbollistët e Kosovës nuk u dorëzuan, përkundrazi, u kundërpërgjigjën me Krasniqin dhe në shtesë me Sejdiun, duke lënë të zhgënjyer trajnerin Alban Bushi dhe futbollistët e tij.

Shqipëria edhe pas kësaj humbjeje mbetet në vendin e tretë, me nëntë pikë, ndërsa Kosova shkon në kuotën e gjashtë pikëve.

Related posts

“PLAS” SI NË FILMA/ Pistoleta në kokë menaxherit të Armando Sadikut pas… (VIDEO)

F.autor

David Luiz do të qëndrojë te Chelsea, edhe nëse largohet trajneri Conte

Q.Autor

E BUJSHME/ Lazio dorëzohet për Strakoshën, për ta zëvendësuar kërkon portierin më të shtrenjtë në botë

Delo.autor

Leave a Comment