Futboll

Arsenali fiton 3-0 me Watfordin për të shmangur krizën

Shqiptari Shkodran Mustafi i hapi rrugën suksesit të vendasve me një goditje të saktë me kokë në minutën e 8-të.

Në të 59-ën një kundërsulm i shpejtë i Arsenalit u përmbyll me finalizimin e saktë të Aubameyang, që pasi kaloi edhe portierin e pati të lehtë për ta shtyrë topin drejt rrjetës.


Watford pati shansin për ta rihapur takimin në minutën e 61-të, por Deeney u tregua i pasaktë përballë Cech nga pika e bardhë e pënalltisë.
Armeni Mkhitaryan vulosi shifrat në 3-0 në të 77-ën, pasi u shërbye nga Aubameyang. Arsenali edhe pas kësaj fitoreje mbetet në vendin e 6-të me 11 pikë më pak se Chelsea, që mban një pozicion më lart.

 

Related posts

Tymi pushton fushën, gjyqtari ndërprenë ndeshjen në Holandë

Sadik.Autor

De Vrij ‘merr valixhet’, Inter hyn në garë për shërbimet e tij

Q.Autor

“KOMBËTARJA DUHET TË JETË KOMPAKT”/ Flet ish-mesfushori Murati: Nuk kemi çfarë humbim…

Delo.autor

Leave a Comment