MMA Sport Të tjera

LËSHON DEKLARATËN E FORTË/ McGregor: I mposht të gjithë llafazanët dhe rikthehem aty ku më takon

Pas dy humbjeve radhazi ndaj Dustin Poirier dhe operacionit që kreu në këmbë në korrik, pasi humbje sfidën e fundit, Conor McGregor ka deklaruar sot se do të rikthehet edhe më i fortë në kafaz. Ai i kërkon një duel të katërt rivalit amerikan, ku premton se do ta thyejë keq.

“Unë do të rikthehem, më i fortë se kurrë. Do ta thyej keq në kafaz dhe do të rimarr vendin tim si kampion. Një herë e përgjithnjë, pasi ai është vendi që më takon”, u shpreh përmes një mesazhi në rrjetet sociale Conor McGregor, ish-kampion i dyfishtë i botës në artet marciale mikse.

Ende nuk ka një datë se kur irlandezi do të duelojë sërish në kafaz, sidomos pas operacionit që kreu këtë verë në këmbë. Me shumë gjasa ai do të duelojë në muajt e parë të 2022-shit, por ende nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me rivalin e tij.

Related posts

E BUJSHME TEK “DJAJTË E KUQ”/ Mbrojtësi i Serisë A do të bëhet blerja më e shtrenjtë, ja shifra e çmendur

Delo.autor

Lajmi i madh nga Bild/ Manuel Neuer do të jetë në Botëror

Sadik.Autor

PRITET TË LARGOHET NGA MILAN NË FUND TË SEZONIT/ Trajneri Pioli projektohet në stolin e skuadrës tjetër italiane

Delo.autor

Leave a Comment