Futboll Seria A Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Inter mposht Napolin me përmbysje të “çmendur” dhe futet në garë për titull

Interi ka marrë një fitore të artë duke mposhtur 3-2 mes vuajtjesh Napolin në ‘’San Siro’’.

Ishte skuadra e Spaletit që kaloi e para në avantazh me një supergol të Zilinskit, por zikaltrit përmbysën gjithçka në pjesën e parë. Fillimisht, Çalhanoglu ekzekutoi saktësisht një 11-metërsh të akorduar pas një prekje me dorë të Kulibalis, ndërsa Perisiç dërgoi Interin në avantazh pas një asisti nga goditja e këndit e turkut.

Në pjesën e dytë, skuadra e Inzagit shënoi dhe të tretin me Lautaro Martinez, që rikthehet te goli pas një muaji. Por për të hapur ndeshjen mendoi Driz Mertens që lëshoi një silurë në minutën e 78-të.

Por vetëm kaq, Interi futet zyrtarisht në garën për titull duke u afruar me katër pikë nga kreun, ndërsa Napolin e ndjek fati i Milanit, pasi deri dje të dyja skuadrat ishin të pagabueshme në Serinë A

Related posts

STOLI I CHELSEA-S NË “AKAND”/ Tre emra “big” në listë, mes tyre edhe Conte

F.autor

SPEKTAKËL dhe EMOCIONE/ Atletico-Arsenal, vjen goli i parë befasues…(VIDEO)

Isa.Autor

Nis sfida në ‘Zeqir Ymeri’, Kukësi direkt në sulm për të ndëshkuar Lushnjën

Sadik.Autor

Leave a Comment