Futboll Seria A Sport

MERKATO E BUJSHME/ Inter gjen zëvendësuesin e Perisic, gati oferta dhe kontrata për lojtarin e Bundesliga-s..

Filip Kostic është identifikuar nga Inter-i si zëvendësuesi i mundshëm i Ivan Perisic, i cili pritet të largohet nga Milano në verë dhe të kthehet në Gjermani.

Serbi ka ndryshuar menaxher kohët e fundit duke nënshkruar me Luçi-n, që menaxhon 4 lojtarë të tjerë tek Inter-i.

Zikaltrit janë gati të ofrojnë deri në 10 milionë euro, më një kontratë trevjeçare me 2.5 milionë euro në sezon për lojtarin.

Marrëveshja mund të arrihet në verë, ose në janar nëse Inter-i liron një vend jo komunitar në skuadër.

Lajmi është raportuar nga Gazzetta dello Sport.

Related posts

U dëmtua kundër Lokomotivës, Felipe Luis humbet sezonin dhe Botërorin

Q.Autor

POLEMIKA NË SPANJË/ Messi duhej të ndëshkohej me karton të kuq (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Skënderbeu-Kukësi, Bregu shënon për ekipin e Shehit

Delo.autor

Leave a Comment