Futboll Seria A Sport

“DO TË JETË NJË VIT I VËSHTIRË”/ Agnelli nxin Juventusin e drejtuar nga Sarri: Ishte një sezon mu*i

Marrëdhënia mes Juventusit dhe Maurizio Sarri, pavarësisht se fitoi titullin, nuk ngjiti kurrë. Konfirmimi i shumëfishtë vjen nga seriali “All or Nothing” në “Amazon Prime Video”, në të cilin shohim fjalimin e mbajtur nga presidenti Agnelli në fillim të sezonit të kaluar.

Numri një i klubit bardhezi duke folur me ekipin dhe stafin nuk e ka “kafshuar gjuhën” fare për të përcaktuar se çfarë kishte ndodhur disa muaj më parë: “Unë kam qenë president i Juventusit për 10 vite. Nëse shikoj vitin e kaluar, përtej rezultateve sportive, ju them nga zemra se ishte një sezon mu*i. Edhe këtu mes jush, dikush nuk dha gjithçka që duhej”.

Fjalë të qarta për të lëvizur diçka në një mjedis që padyshim kishte nevojë për një tronditje: “Ne jemi një grup që duhet të shkojmë gjithmonë bashkë në të njëjtin drejtim. Bëmë një zgjedhje, tek e cila besoj shumë, që është ajo e Pirlos. Tani ai është në krye të skuadrës për t’ju dëgjuar dhe stërvitur çdo ditë.

Do të jetë një vit i vështirë, por besoj se do të kthehemi tek entuziazmi i një kohe. Kushdo që do të përpiqet të prekë qoftë edhe njërin prej jush, fillimisht do të kalojë mbi trupin tim. Kujdesuni për pjesën tjetër”.

Related posts

SKENA E ÇUDITSHME/ Ibrahimovic “tallet” me gazetarin: Dëshiron një foto apo… (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Inter mposht Shakhtar falë dopietës së Dzeko, Ajax përmbys Besiktas

Delo.autor

Juventus gjen një “armë” më shumë për fundin e sezonit

Sadik.Autor

Leave a Comment