Futboll Kategoria Superiore Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Largimi i Maganit nuk mjafton, Tirana triumfon dhe zhyt në krizë Egnatian

Tirana ka arritur të fitojë me rezultatin 0-2 në stadiumin “Arena Egnatia” ndaj Egnatias, duke i dhënë fund dy rezultateve negative.

Shifrat e këtij takimi u hapën nga Ismajlegeci në minutën e 38′, i cili me një aksion spektakolar dhe një pas perfekt me finte i Seferit, Ismajlgeci realizoi të parin për bardheblutë.

Goli i dytë erdhi në fundin e pjesës së parë, ekzaktësisht në minutën e 45+2′, ku pas një tentative të Taulant Seferit jashtë zone, portieri i rrogozhinasve, Duriç nuk e pret mirë topin, Ngo përfiton nga pakujdesia e portierit dhe shënon golin e dyfishimit dhe të vulosjes së këtij takimi.

Me këtë sukses, Tirana mban kreun e klasifikimit duke grumbulluar 24 pikë, ndërsa Egnatia zhytet në krizë totale ku ka gjashtë ndeshje pa fituar, duke u renditur në vendin e 8 në kuotën e 11 pikëve.

Related posts

“NUK E DI CILIN RIVAL TË ZGJEDH”/ Moratti: Sa keq që nuk mund të “peshkojmë” Juventus turin tjetër

Delo.autor

MBETET VETËM PREZANTIMI/ Hazard kapet “mat” me fanellën e Realit, bëhet virale (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Arsenal-Aston Villa. Rezultati 0-3

Delo.autor

Leave a Comment