Boks Sport Të tjera

“E VETMJA GJË QË…”/ Usyk: Jam i aftë ta mposht Tyson Fury dhe t’ia shkurtoj gjuhën

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, kampion bote në peshën e rëndë (kategoritë IBF, WBA, WBO) u shpreh sot se është në gjendje të përballet dhe fitojë ndaj kampionit tjetër të botës së këtij Divizioni, britanikut Tyson Fury (kategoria WBC). Ditët e fundit është përfolur shumë për një përballje mes tyre, që do të sillte unifikimin e titujve kampionë bote në peshën e rëndë.

“Natyrisht që bëhet fjalë për një sfidë të madhe. Fury është një boksier që flet shumë, e ka gjuhën e gjatë. Ai shprehet se është “mbret mbi mbretër”, por ai është i vetmi që e mendon në atë mënyrë. E vetmja gjë që mund të them është se unë jam i aftë ta mund dhe t’ia shkurtoj gjuhën”, u shpreh Usyk, 19 fitore e 0 humbje, që në pranverën e 2022-shit mund të duelojë me Fury ose Joshua.

Related posts

NJË NATË PA GJUMË/ Festa zgjati deri në 5 të mëngjesit, tifozët presin ekipin në Itali!

F.autor

Mesfushori i Bordeaux i lumtur për interesimin e Bayernit

Sadik.Autor

LIVE/ Partizani-Flamurtari: Zhbllokohet sfida, Mensah shënon një super gol (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment