Futboll Kategoria Superiore Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Vllaznia mposht Partizanin dhe vihet në ndjekje të kreut

Vllaznia ka siguruar sot një fitore shumë të rëndësishme për renditjen e sidomos për moralin, pasi ka marrë tri pikët përballë një rivali direkt si Partizani. Kuqeblutë kanë mundur me rezultatin 1-0 ekipin kryeqytetas dhe vazhdojnë të mbajnë vendin e tretë në klasifikim, në ndjekje të dyshes së kreut.

Kuqeblutë kanë krijuar më shumë lojë e raste se sa Partizani duke qenë vazhdimisht në kërkim të golit, ia arriti me anë të Latifit. Ndërsa mungoi reagimi i të kuqve, Vllaznia iu afrua edhe golit të dytë duke goditur shtyllën me anë të Gurishtës.

Partizani u zgjua vetëm në fund, kur Krymi la shkodranët me 10 lojtarë duke ndalur një aksion të rrezikshëm të Carës. Por Vllaznia u mblodh në prapavijë dhe arrit të siguronte këto tre pikë të rëndësishme që e mbajnë në podiumin e kampionatit dhe e konfirmojnë si një nga skuadrat pretendente të këtij edicioni.

Related posts

Bottas: Sezoni më i vështirë, titulli i hapur deri në fund

Sadik.Autor

La Maqedoninë për Kombëtaren Shqiptare, talenti kuqezi shënon super gol në Zvicër (VIDEO)

Sadik.Autor

GJITHMONË SI RIVAL/ Ronaldo dhe Neymar bëhen bashkë, dhurojnë spektakël (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment