Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Atalanta mposhtet me përmbysje nga Villarreal dhe zbret në Europa League

Atalanta është padyshim një nga skuadrat më argëtuese të futbollit europian në këtë periudhë. Por skuadra italiane i ka dhënë sot lamtumirën Ligës së Kampioneve, pasi ka humbur në atë që ishte një finale e mirëfilltë për të fituar një vend në 16-shen e turneut.

Skuadra zikaltër luante në shtëpi ndaj Vijarealit dhe një fitore do e çonte në fazën me eliminim direkt të turneut. Por ekipi i Gasperinit nuk ka qenë në ditën e tij më të mirë dhe golat e Danxhuma dhe Kapue që në pjesën e parë ia bënë shumë më të vështirë punën.

Pavarësisht ndryshimeve që bënë italianët në pjesën e dytë, mes të cilave edhe aktivizimin e Gjimshitit i cili kishte ndjekur fraksionin e parë të lojës nga stoli, ishte përsëri Danxhuma ai i cili tundi rrjetën duke çuar shifrat në 3-0. Golat e Malinovski dhe Zapata erdhën në fund për skuadrën e Atalantës e cila u dorëzua përballë “nëndetëses së bardhë” dhe u detyrua që të vazhdojë edicionin e saj në Ligën e Europës.

Ndeshja mes Atalantës dhe Vijareal u luajt sot, pasi reshjet e shumta të dëborës dje nuk lejuan zhvillimin e sfidës të mërkurën, siç ishte planifikuar.

Related posts

Dortmundi ofron 33 milionë euro për Martinezin

Q.Autor

Ish-ylli i Chelsea lë Kinën për Interin: Dua të luaj sërish në Europë

Q.Autor

(FOTO) Njihuni me klubet që shpenzuan më së shumti në sezonin 2017/18

Q.Autor

Leave a Comment