Sport Të tjera

MOMENTE PANIKU/ Hajdutët me thikë kërcënojnë çiklistin dhe familjen e tij

Çiklisti britanik Mark Cavendish ka përdorur rrjetet sociale për të rrëfyer se pak ditë më parë ka kaluar nnjë natë paniku. Ai ka treguar se bashkë me familjen kanë përjetuar skena të frikshme gjatë një vjedhje të dhunshme në shtëpinë e tyre, në Essex.

Çiklisti, që po kalon një periudhë rehabilitimi pas një aksidenti të rëndë, ndodhej në shtëpi bashkë bashkë me familjen e tij, kur 4 persona të armatosur dhe me maskë kanë hyrë në banesë. Kjo ngjarje ka ndodhur më 27 nëntor, me hajdutët që kërcënonin me jetë familjen e tij, duke mbajtur thikë.

Hajdutët kanë vjedhur vetëm 2 orë të shtrenjta, por makthi që ka përjetuar ka qenë i madh. Policia e Essex ka bërë me dije se ka nisur hetimet për këtë ngjarje.

Related posts

KUPA E BOTËS/ Nuk ndalet Belgjika shënon edhe golin e dytë ndaj Tunizisë

Sadik.Autor

BARAZIM ME GOLA/ Milan ndal Juventus dhe ndajnë pikët në “Alianz Stadium”

Delo.autor

KAOS TEK INTERI/ Pas barazimit me Torinon, DËNOHET ASHPËR ky SUPER lojtar

Isa.Autor

Leave a Comment