Futboll Seria A Sport

PAS BARAZIMIT NDAJ VENEZIAS/ Allegri: Kemi hedhur tutje dy pikë. Paguajmë ato 10-15 minutat e zakonshëm

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij pas gabimit të radhës të skuadrës, e cila u ndal në barazimin 1-1 ndaj Venecias. Pas sfidës, ai theksoi se problemi i Juventusit ishte qartësisht psikologjik pasi bënte një ndeshje të mirë dhe pastaj shkatërronte gjithçka me 10-15 minuta.

“Në pjesën e parë kemi bërë mirë, duke krijuar e gjuajtur në portë. Kishte një periudhë prej 10-15 minutash ku ishim në “blackout”, deri te goli i Venecias, na kishte ndodhur edhe në Salerno. Vetëm se aty kemi qenë me fat, ata goditën shtyllën, ndërsa sot jo.

Mjaftonte që të kishim durim dhe të luanim 2-3 topa te sulmuesit për të kaluar atë moment, por nuk ia dolëm. Janë dy pikë të hedhura tutje ndaj një Venecie shumë të mirë”, tha Alegri pas sfidës.

Related posts

A DO LARGOHET VARANE? Zidane tregon të ardhmen e francezit

Delo.autor

Napoli shumë afër marrëveshjes me yllin gjerman

Q.Autor

HISTORIA E RRALLË E LOJTARIT SHQIPTAR/ Mbrojtësi Islami “shfrytëzon” klubin për të gjetur dashurinë e jetës

Delo.autor

Leave a Comment