Futboll Sport

PAMJET/ Harbohet Samuel Eto, shihni si feston pasi u zgjodh si president federate

Samuel Eto është shpallur zyrtarisht president i Federatës të Kamerunit të Futbollit. Ish-sulmuesi i Interit dhe i Barcelonës, ka fituar 43 vota ndaj 31 të presidentit aktual Sejdu Mbombu Nijoja.

Në pamje shihet dhe festa e shfrenuar e Etosë ku përzgjidhet zyrtarisht si president i Federatës. Kameruni është shteti organizator i Kupës së Afrikës, ku do të mbahet nga data 9 janar deri në 7 shkurt 2022.

Për kamerunasin është një arritje e madhe kjo përveç karrierës së tij të madhe në futboll, ku ka shkëlqyer me fanellën e Barcelonës dhe të Interit ku me të dyja skuadrat ka arritur të fitojë tripletën.

VIDEO

Related posts

Zidane merr dy lajme të shkëlqyera para sfidës me PSG-në

Q.Autor

MERKATO E JANARIT/ PSG “BLINDON” yllin brazilian, sulmuesi bëhet më i…

Isa.Autor

Mourinho: Pogba dhe Mkhitaryan iu ofruan City-t? Dikush po gënjen

Sadik.Autor

Leave a Comment