Futboll Sport

RIKTHEHET DE VRAJ/ Inzagi ia beson sulmin e Interit dyshes Lautaro-Sançez

Në përballjen e nesërme me Kaljarin, Interi do të luajë jo vetëm objektivin titull duke shpresuar në gabimin e Milanit sot, por do t’i gëzohet edhe rikthimit në dispozicion të trajnerit të Stefan de Vrajit.

Qendërmbrojtësi, i cili mungon prej një muaji pas një dëmtimi të pësuar me kombëtaren, do u bashkohet të zakonshmëve Shkriniar e Bastoni për të formuar murin para Handanoviçit.

Ndërkohë që në krahun e djathtë të mesfushës me pesë, pritet aktivizimi i xholit D’Ambrozio, i cili do të marrë vendin e Dumfrisit që ndeshja me Realin nuk e la në formën e tij më të mirë fizike dhe do e nisë nga stoli.

Në këtë krah vazhdon të mungojë Darmian, i cili bashkë me Ranokian priten të kthehen javën e ardhshme. Pjesa tjetër e mesfushës do të jetë e njëjtë me treshen Brozoviç-Barela-Çalhanoglu që plotësohen nga Perisiç në krahun e majtë.

Surpriza e vërtetë e Inzagit do të vijë në repartin e avancuar aty ku dyshja e sulmit do të përbëhet nga Lautaro dhe Sançez. Tekniku ka vendosur t’i besojë kilianit nga minuta e parë dhe me Korrean të dëmtuar që ka mbyllur 2021- shin, Xheko do të jetë i vetmi sulmues tipik që zikaltrit do të kenë si alternativë.

Related posts

GOLASHËNUESIT/ As Kane, as Gerrard. “Boxing Day” njeh vetëm një mbret

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Tirana me objektiva të qarta, “bardheblutë” kanë prioritet dy reparte

Delo.autor

U “KURORËZUA” KAMPION I EUROPËS/ Nga Ronaldo, tek Ibrahimovic dhe Buffon. Shaqiri i lë pas të gjithë

Delo.autor

Leave a Comment