Futboll Kategoria Superiore Sport

“FITORJA NA DHA MORAL”/ Cara shpjegon gabimet: Kam problem goditjet me kokë

Partizani fitoi me rezultatin minimal 1-0 përballë Dinamos. Në përfundim të sfidës ka folur dhe Tedi Cara. Sulmuesi për mikrofonat e “Super Sport” foli për rastin flagrant të humbur gjatë ndeshjes, por dhe për ecurinë e klubit.

“Kam problem goditjet me kokë, do mundohem në stërvitje që t i përmirësoj. Kështu kam humbur dhe në fazën e parë me Dinamon, por dhe në raste të tjera. Por do të përmirësohem Mendoj se me ndeshjen që kemi bërë sot ka qenë një ndeshje e luftuar dhe na ka dhënë moral për të vazhduar.”

Si e sheh veten në raport me pritshmëritë e klubit?

“Unë duhet të shënoja sepse rasti ishte i pastër, futbolli i ka këto. Normale që pritshmëritë janë të larta qëkur kam ardhur këtu dhe shpresoj që ja kam shpërblyer me golat që kam bërë dhe do të bëj.”

Cili jau  përmendi rastin nga shokët?

“Asnjë nuk ma përmendi. Ishin të  gjithë të lumtur. Duhet të shënoja. Kjo ndeshje na jep besim sepse e kemi dominuar Dinamon. Duhet të shohim ndeshjet me Kukësin dhe Tiranën të cilat janë pretendentë. Pas tyre do të flasim sesi do të shkojë Partizani. Nëse luajmë kështu do të marrim pikët maksimale.”

Related posts

Del Bosque me prognozim të pabesueshëm për finalen Real Madrid – Liverpool

Sadik.Autor

(VIDEO) Neymar i “magjishëm” bën gjithçka vetë

Q.Autor

As në “PLAY STATION” nuk realizohet/ Sulmuesi shënon SUPERGOL nga KORNIA

Isa.Autor

Leave a Comment