Futboll Premier League Sport

MERKATO E BUJSHME/ Ideja e çmendur e Chelsea, të ribashkojë Lukakun dhe Lautaro në Londër

Lautaro Martinez dhe Romelu Lukakui janë ende bashkë, por jo me fanellën e Interit. Sipas asaj që shkruan ‘Interlive.it’, gjithçka do të sillej rreth emrit të Timo Werner. Në rast të lamtumirës së qendërsulmuesit gjerman nga Chelsea, klubi londinez mund të nisë sulmin ndaj “Toros”, duke u përpjekur të rikompozojë çiftin e ëndrrave, që shpallën zikaltrit kampionë sezonin e kaluar, bashkë me trajnerin Conte dhe të tjerë.

Për të tentuar të hyjnë në negociata, çka duket shumë e ndërlikuar, Blutë e Londrës mund të vendosin “në pjatë” një ofertë prej 90-100 milionë euro, ku përfshihet edhe kartoni i Mateo Kovacic, dikur mesfushor i Interit.

Related posts

NAPOLI-MILAN/ Spektakolare sfida, “ÇMENDEN” të kaltrit duke kaluar në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

I NXORRI BLLOF TË GJITHË/ Drogba përgënjeshtron të gjithë me “The Wolf of Wall Street” (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Kjo ishte goditja e madhe e merkatos, që Milani nuk e arriti dot (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment