Futboll

Shokon mbrojtësi i Arsenalit: Futbolli ma shpif, mezi pres tërheqjen

Diferenca mes ëndrrës dhe realitetit. Të jesh i famshëm, i pasur dhe futbollist u pëlqen shumë njerëzve, të cilët e ëndërrojnë që fëmijë. Por, në jetën e futbollistëve nuk ka vetëm trofe dhe sukses.

Pas ka shumë më tepër, ka edhe presion, sakrifica dhe vuajte pafund. Kjo histori vlen edhe për një kampion bote, si Per Mertezaker, i cili po luan sezonin e fundit përpara se të varë këpucët në gozhdë. Në karrierë ka fituar shumë, përfshirë Botërorin me Gjermaninë, por shpesh është ndierë nën presion.

Arsenal v Newcastle United - Premier League

“E dimë që jemi të privilegjuar”, thotë për revistën “Spiegel”. “Por arrin në pikën në të cilën kupton se e gjitha është një barrë fizike dhe psikologjike. I gjithë ky presion më bën për të vjellë përpara çdo ndeshjeje. Lojtarët vlerësohen për paraqitjen e tyre, nuk luajnë më për t’u argëtuar.

Kam arritur në fund. Më thonë të gjithë se është sezoni im i fundit dhe duhet të jap më shumë, por unë preferoj të qëndroj në stol, ose më mirë akoma në tribunë. Me ndeshjen e lamtumirës do të jem më në fund i çliruar”.

Related posts

ELIMINOHET NGA CHAMPIONSI/ Partizani mposhtet nga azerët në Baku

Delo.autor

Courtois sulmon Van Gaal: Mos fol për gjëra që nuk merr vesh

Sadik.Autor

NATIONS LEAGUE/ Kosova mposhtet me përmbysje ndaj Sllovenisë dhe futen në krizë

Delo.autor

Leave a Comment