Futboll Seria A Sport

LAMTUMIRË ITALI/ Eriksen-Inter gjejnë marrëveshjen, zgjidhet kontrata me konsensus

Christian Eriksen përshëndet Inter dhe futbollin italian. Pas dramës që pësoi në “Euro2020”, ku driblojë vdekjen, fantazisti danez dëshiron ti rikthehet edhe një herë futbollit të luajtur, për këtë nuk mund ta bëjë dot më në Serie A. Ndërhyrja në zemër e bënte të pamundur rikthimin e tij në Itali, në bazë të ligjeve në këtë vend, por Eriksen nuk ka ndërmend të ndalet, e ardhmja e tij pritet të vijojnë në Danimarke, tek ish klubi i tij Odense, aty ku nisi karrierën.

Të enjten, Eriksen së bashku me agjentin e tij, në fshehtësi të plotë, është takuar në zyrat e Inter me Marotta duke zgjidhur kontratën që lidhte palët deri në 2024. Në këtë mënyrë nga 1 janari, Eriksen është një lojtar i lirë për të vendosur me qetësi të ardhmen e tij.

Jo vetëm Odense, Erksien mund të luaj edhe në Holandë, pasi për të interesohet edhe Ajax, skuadër që në fakt e ka kërkuar edhe gjatë kohës kur fantazisti ishte pjesë e Tottenham Hotspur.

Related posts

U DËMTUA NË NDESHJEN NDAJ DORTMUND/ Pas problemit në kaviljen e majtë, ja sa do qëndrojë jashtë fushave Politano

Delo.autor

NDESHJET ME FRANCËN DHE ISLANDËN/ Edy Reja konferencë për shtyp: Për ne e rëndësishme është të mos…

Delo.autor

PARISIENËT HAPIN LISTËN E DËSHIRAVE/ PSG ka gati 80 milionë euro për yllin e “Los Blancos”…

Delo.autor

Leave a Comment