Futboll Sport

SKANDALET NUK KANË FUND/ Ikardi dhe Vanda Nara sërish në telashe, denoncohen për…

Këtë herë “Gossip”-i nuk ka të bëjë me një flirt të radhës së Mauro Ikardit, por shumë herë më e rëndë se kaq. Tani Vanda Nara dhe sulmuesi i PSG-së janë të përfshirë në një skandal fiskal.

Çifti në fjalë ka themeluar kompaninë “Work Marketing Football Srl”, e cila është akuzuar zyrtarisht për “riciklim parash dhe korrupsion strukturor”, nga ana e Fernando Miguez, titullarit të “Fondacionit për Paqen dhe Ndryshimit Klimaterik”, i cili e ka paraqitur akuzën në gjykatën e Buenos Airesit.

Madje, përveç kompanisë së marketingut, Miguez kërkon që të kontrollohen edhe llogaritë bankare të kompanisë kozmetike të ngritur nga Vanda Nara, pasi në to kanë qarkulluar shumë para të pista, për t’u pastruar nga çifti Vanda dhe Mauro Ikardi.

Related posts

PAS BARAZIMIT TË VONUAR/ Spalletti: Duhet Inter më i keq, nuk përmirësohemi me skarcime

Delo.autor

Kroaci-Danimarkë, ndeshja e parë zyrtare më 1996 (FOTO)

Sadik.Autor

Benevento përfshihet nga skandali i dopingut. Ja kush është përdoruesi

Q.Autor

Leave a Comment