Futboll Sport

FUNDJAVË POZITIVE PËR LOJTARËT SHQIPTARË NË EUROPË/ Ja si vlerësohen legjionarët

Fundjava që lamë pas ishte shumë pozitive për lojtarët shqiptarë që aktivizohen në kampionatet europiane.

Faqja e njohur e statistikave “Sofa Score”, ka përgatitur vlerësimet e legjionarëve tanë për këtë fundjavë që sapo lamë pas.

I pari në këtë klasifikim renditet, mesfushori i Kombëtares shqiptare, Endri Çekiçi, i cili është vlerësuar me notën 7,8 duke i dhënë fitoren Koniasporit të tij në frymën e fundit të takimit ndaj Antaljaspor.

I dyti renditet portieri Elhan Kastrati, i cili është vlerësuar me notën 7,1, i cili ka kryer një paraqitje pozitive me Çitadelën e tij ndaj Breshias.

I treti është mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, i cili është vlerësuar me notën 7,0, i cili me Rajo Vajekanon e tij ka zhvilluar një paraqitje dinjitoze në ndeshjen ndaj Alaveshit.

I katërti është renditur Taulant Xhaka, i cili vlerësohet me notën 7,0, i cili me Bazelin e tij ka shkëlqyer në ndeshjen ndaj Grasshopersit.

I pesti është renditur Lindon Selahi, i cili është vlerësuar me notën 7,0, ku me fanellën e Rijekës në sfidën ndaj Istrës ka rënë në sy me paraqitjen pozitive.

Related posts

“SKANON” ISH-TEKNIKUN E BARCELONËS/ Legjenda Iniesta: Guardiola dhe në Indi do të ndjekë filozofinë e tij

Delo.autor

Spal-Roma luhet për mbijetesë dhe Champions League

Sadik.Autor

Lika: Ta mbyllim me sukses për pjesëmarrjen në Europë

Sadik.Autor

Leave a Comment