Futboll Sport

TOTENHEMI NË HORIZONT/ Mesfushori mendon seriozisht largimin nga Interi

Arturo Vidal është i pakënaqur me minutazhin e pakët dhe po mendon largimin nga Interi. Kontrata e kilianit skadon në qershor të 2022-shit dhe është në pozitat ideale për të gjetur një tjetër klub për të vazhduar karrierën e tij, aq më tepër kur ndjen se ka akoma për të dhënë, siç zbulojnë burimet afër tij.

 

Mes shumë mundësive në mendjen e 34-vjeçarit, më e vlerësuara është pista “Totenhem”, aty ku Vidal do t’i bashkohej ish-trajnerit të tij Antonio Konte, që do e priste më krahë hapur.

Londinezët po shqyrtojnë mundësinë e afrimit të lojtarit që në janar, një lëvizje që do u interesonte të gjitha palëve, përfshirë këtu edhe Interin, i cili do të shpëtonte 4 milionë euro nga paga e Vidalit.

Related posts

Mesazhi i Perusë për rivalët e Botërorit 2018 është fantastik! (VIDEO)

Sadik.Autor

NUK DO I BESONI SYVE/ NEYMARI harron se po luante futboll, e lë topin dhe mundohet të repektojë…(VIDEO)

Isa.Autor

ISHTE PROTAGONIST ME DOPIETË DHE ASIST/ Ja përblimi që merr Elis Bakaj nga klubi Shakhtyor (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment