Futboll Kategoria Superiore Sport

MOVIOLA E KUKËSI-PARTIZANI/ Arbitri nuk ka nevojë për VAR-in, dyshime për pozicionin e Carës (VIDEO)

Kukësi-Partizani ishte një nga ndeshjet më me pak raste të dyshimta të kësaj jave, por jo vetëm. Arbitri kryesor i ndeshjes, Florjan Lata, i ndihmuar edhe nga rrjedhshmëria dhe korrektësia e aksioneve, nuk e kërkoi asnjëherë ndihmën e Kreshnik Barjamajt, arbitrit të VAR-it mbrëmjen e djeshme.

Një nga momentet e pakta të dyshimta ndodhi në minutën e 39, kur Cara dështoi të shënonte, para se arbitri anësor të ngrinte flamurin për pozicion jashtë loje. Një moment i dyshimtë, që do të hante shumë diskutim nëse Cara e dërgonte në rrjetë.

Më pas, Florjan Lata nuk kishte të bënte me shumë momente të dyshimta, teksa akordoi plot pesë kartonë te verdhë. Në fund ishte edhe një tjetër rast i dyshimtë, megjithëse pa ndikim në rezultat.

Në shtesë Albion Marku ndërhyri ashpër ndaj Dragoshit dhe duhej të ndëshkohej me karton të verdhë, diçka që Lata nuk e pa të arsyeshme.

Related posts

BROJA VLEN MË SHUMË SE LUKAKU/ Shqiptari largohet vetëm për 70 milionë euro. Media italiane i bën jehonë

F.autor

“KRIJUAM NJË PARTNERITET MBRESËLËNËS”/ Ronaldinho: “Pleshtit” s’i duhej ndihma ime në Barcelonë!

Delo.autor

Pasuesi i Kristal Abazajt, Luftëtari i fiksuar me mesfushorin e Flamurtarit

Sadik.Autor

Leave a Comment