Futboll Sport

E BUJSHME NGA FRANCA/ Tuchel i prish punë PSG-së, dashuria 10-vjeçare është drejt fundit

Një dashuri e zgjatur 10 vite, por që mund të mbarojë për “fajin” e Thomas Tuchel.  Po flasim për marrëdhënien mes mbrojtësit francez Persnel Kimpembe dhe PSG-së, rrugët e të cilëve mund të ndahen për shkak të ish-trajnerit të francezëve.

Sipas L’Equipe, duket se qendërmbrojtësi duket se nuk është i kënaqur me klubin dhe i ka shkelur syrin ish-trajnerit të tij, tani te Chelsea.

Tuchel do të donte që Kimpembe të merrte vendin e Rudiger, me këtë të fundit që pritet të largohet me kosto zero në fund të sezonit.

Pavarësisht se Kimpembe ka një kontratë deri në 2025-ën, duket se ai ka dëshirë të provojë një aventurë larg Francës dhe Premier League duket se është zgjedhja e tij.

Për momentin nuk ka asnjë lajm zyrtar në lidhje me interesimin e londinezëve për të. E vetmja gjë e sigurt është se është Tuchel që e do lojtarin dhe vetë Kimpembe ka dëshirë të kthehet të punojë me ish-trajnerin e tij.

Related posts

MAVRAJ NË STOL/ Hysaj kapiten me Islandën: Na sulmojnë padrejtësisht, japim maksmimunin për Kombëtaren

F.autor

PRET TË STARTOJË SEZONI I RI/ Respekt dhe pica, Inzaghi ka shansin e karrierës. Ja sekretet e trajnerit të Interit…

Delo.autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Trajneri Shehi: Fitorja është armë e fortë për vazhdimësinë dhe prandaj duhet të…

Delo.autor

Leave a Comment