Futboll Sport

SABIEN LILAJ GATI TË KTHEHET NË SUPERIORE/ Mesfushori pranë firmës me skuadrën e…

Panorama Sport” ka bërë me dije disa ditë më parë se mesfushori Sabien Lilaj do të jetë afrimi i parë i Dinamos në merkaton e dimrit.

Dhe kështu pritet të ndodhë, pasi me lojtarin korçar akordi është arritur dhe tani pritet vetëm firma dhe zyrtarizimi i tij. Përveç Lilajt, blutë pretendojnë të afrojnë në skuadër edhe të paktën tre lojtarë të tjerë “të gatshëm”, pra që të jenë gati për të luajtur menjëherë.

Bëhet fjalë për një mbrojtës qendre, një sulmues qendre dhe një sulmues krahu. Pasi të jenë bërë këto afrime, rrjedhimisht do të ketë edhe ndonjë largim nga organika aktuale e kryeqytetasve.

Në listën e largimeve janë disa emra, por për momentin nuk ka zyrtarizime nga klubi. Fillimisht stafi dhe drejtuesit do të bëjnë një analizë.

Related posts

LIVE/ Skënderbeu zhgënjen në pjesën e parë, Mala bën me “krahë” Partizanin (VIDEO)

Delo.autor

Ranieri i gatshëm ta braktisë Nantes për Italinë

Q.Autor

KALOI FAZËN TJETËR TË EUROPA LEAGUE/ Simone Zaza përjetoi një moment tepër të “sikletshëm” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment