Futboll Ligue 1 Sport

MESSI DHE NEYMAR KANË NEVOJË PËR…”/ Herrera: Jam i lumtur që vrapoj 13 km çdo ndeshje

Ander Herrera është një nga lojtarët më të aktivizuar nga Pochettino këtë sezon. Mesfushori spanjoll foli për punën që i kërkohet të kryejë në fazën mbrojtëse, për të mbuluar fenomenet që luajnë në sulm.

“Jam i lumtur që vrapoj 13 kilometra për ndeshje, më pëlqen ta bëj, – tha ai për “Mundo Deportivo”. – Unë dua të jem pjesë e këtij ekipi dhe si shokët e tjerë e kuptoj që këta lojtarë kanë nevojë që ne të bëjmë edhe më mirë. Unë vrapoj me kënaqësi, sepse e di që jam në një nga klubet më të mira në botë”.

Disa fjalë edhe për marrëdhënien me Neymar: “Nuk më intereson çfarë thonë njerëzit për të. E njoh mirë, është miku im dhe ka një zemër të madhe. Për të mos thënë që si futbollist është i jashtëzakonshëm. Nuk ka rëndësi se çfarë mendojnë njerëzit; përvoja ime e thotë këtë”.

Related posts

TË GJITHË PRESIN SHKARKIMIN/ Sarri befason me deklaratën pas humbjes ndaj Man United

Delo.autor

Media belge me sytë nga Sidrit Guri, e vendos në 11 “bastet” e sezonit (FOTO)

Isa.Autor

LIVE/ Eibar-Barcelona, Messi ndëshkon

Delo.autor

Leave a Comment