Basketball Sport Të tjera

NBA/ Thyen rekordin e Kobe Bryant, por James nuk eviton dot humbjen e Lakers

Ylli i Los Anxhelos Lejkërs, LeBron Xhejms, ka thyer një rekord të ri mbrëmjen e djeshme, duke u kthyer në lojtarin me më shumë pikë të shënuara në ditën e Krishtlindjeve. Një rekord i veçantë në NBA që mbahej nga legjenda Kobi Brajant.

Brajant kishte shënuar 395 pikë në 16 ndeshje të luajtura në këtë datë të shënuar gjatë karrierës së tij. Xhejms shënoi mbrëmë 39 pikë, në atë që ishte po ndeshja e 16-të e karrierës për Krishtlindje, duke çuar rekordin në 422 pikë.

Mirëpo ky rekord nuk arriti dot t’i sillte fitoren skuadrës së tij. Los Anxhelos Lejkërs u mundën në shtëpinë e tyre nga Bruklin Nets, duke marrë humbjen e pestë radhazi. Nets të drejtuar nga Xhejms Harden fituan me rezultatin 122-115, duke udhëhequr të qetë në Konferencën e Lindjes. Nga ana tjetër Lejkërs bien në vendin e shtatë në Konferencën e Perëndimit, duke theksuar dhe më shumë periudhën e keqe në të cilën ndodhet ekipi.

Related posts

I MJAFTOJNË 3 MINUTA LOJË/ Pas një asist “MAGJIK” nga Ribery, Vlahovic zhbllokon sfidën ndaj Juventus (VIDEO)

Delo.autor

NË KATALUNJË VAZHDOJNË PROTESTAT/ Barcelona refuzon të luajë në Madrid, “El Clasico” mund të…

Delo.autor

VAZHDON TELENOVELA E VERËS/ Ky është gjigandi kinez, që paguan 260 milionë euro për “Pleshtin”

Delo.autor

Leave a Comment