Futboll Premier League Sport

MUNGON VETËM ZYRTARIZIMI/ Ylli i Manchester City-t kalon me sukses vizitat mjekësore me Barcelonën

Barcelona po siguron shërbimet e një prej talenteve më të mirë në qarkullim, të spanjollit Ferran Torres.

Sipas asaj që raporton iberikja “Mundo Deportivo”, sulmuesi ka kryer dhe ka kaluar me sukses vizitat mjekësore me skuadrën e tij të re.

Mungon vetëm zyrtarizimi, që pritet të vijë në orët në vijim se Ferran Torres ka lënë Mançester Sitin për tu transferuar te ekipi blaugrana dhe për të vijuar karrierën e tij në vendlindjen e tij, në Spanjë.

Talenti 21-vjeçar, i cili aktualisht ka pësuar një dëmtim është aktivizuar në total në këtë sezon me ekipin e Mançester Sitit në 4 ndeshje nga ku ka realizuar dhe 2 gola.

Related posts

Merkato e “çmendur”/ Iglia Tare vendos çmimin për “yllin” e skuadrës

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Tre gola në 10 minuta, Holanda mposht me përmbysje Ukrainën

Delo.autor

UFC/ The Rock prezanton brezin e ri “BMF” me vlerë marramendëse

Delo.autor

Leave a Comment