Futboll Seria A Sport

MERKATO E JANARIT/ Juventus rikthehet te “fiksimi” i vjetër, shfaqet sërish emri i ish-sulmuesit të Napolit

Largimi i Kristiano Ronaldos ka lënë një “vrimë” të madhe në repartin ofensiv të Juventusit, ku as Alvaro Morata dhe as Moize Ken për momentin nuk kanë arritur pritshmëritë e drejtuesve dhe të tifozëve.

Tani më “Zonja e Vjetër” është në kërkim të një qendërsulmuesi, ku rikthehet sërish të lakohet emri i Arkadius Milik.

“Fiksimi” i vjetër i bardhezinjve, i cili gjatë sesioneve të kaluara të merkatos ka qenë shumë pranë skuadrës nga Torino.

Juventusi kërkon një sulmues ekspert në një formulë huazimi me të drejtën e blerjes, dhe pikërisht ish-sulmuesi i Napolit nuk po gjen shumë hapësira te Marseja në Ligue 1 mund të jetë një opsion i duhur.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Liverpooli kundër Romës, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Luajti 20 vite dhe shënoi 1 gol/ Njihuni me mashtruesin më të madh në historisë e futbollit

Isa.Autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Teuta-Partizani. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment