Futboll

Conte: Juventus ‘vrau’ Tottenham, por ne nuk jemi Juventus

Antonio Conte thotë se Chelsea i tij nuk është në gjendje të bëjë të njëjtën paraqitje si Juventus kur të udhëtojë në Barcelonë të mërkurën, me lojtarët e tij që u mungon eksperienca.

Juventus, ish-klubi i Conte-s, përmbysi disavantazhin për të “vrarë” Tottenham në Wembley javën e kaluar duke eliminuar Spurs nga Champions League.

Pas një barazimi 1-1 në ndeshjen e parë, Chelsea do të shkojë në Spanjë duke ditur se duhet të shënojë nëse do të kalojë në çerekfinale, siç e bëri Juve në Wembley.

 

Gjithsesi, Conte thotë se skuadrës së tij i mungon eksperienca dhe ka shumë pak mundësi që të emulojë paraqitjen e Juve-s.

“Mos harroni, po flasim për një ekip me shumë lojtarë me eksperiencë,” shprehet Conte.

 

“Por në skuadrën time nuk ka shumë lojtarë me eksperiencë në Champions League pasi janë larguar ata që kishin shumë eksperiencë.

“Duhet të jemi të përgatitur të vuajmë në këtë ndeshje, pasi kur luan ndaj një ekipi si Barça, një nga më të mirët në botë, duhet të jesh gati të vuash. Nuk do të jetë e lehtë.”

Related posts

SHKELI RREGULLAT ANTI-COVID/ Lojtari i Real Madrid e pëson duke u gjobitur me 2700 euro, ja emri…

Delo.autor

THYEN RREGULLAT ANTI-COVID/ Organizuan ‘’party’’, klubi i njohur europian pezullon 5 futbollistë

Delo.autor

FSHF: Miqësorja me Kosovën më 29 maj në Zyrih

Sadik.Autor

Leave a Comment