Futboll Kategoria Superiore Sport

JO VETËM NDREU/ Një tjetër pjesëtar i stafit largohet nga Kastrioti. Klubi kërkon tre emra në merkato

Kastrioti vijon të stërvitet në normalitet të plotë në drejtimin e trajnerit të ri, Emiliano Çela. Në këto dy ditët e para të stërvitjes është vënë re mungesa e përgatitësit atletik, Vullnet Manushi, i cili që me largimin e trajnerit Ndreu, e ka mbyllur dhe ai me Kastriotin.

Gazeta kontaktoi me të dhe Manushi u shpreh se kontrata me krutanët ka përfunduar. “E kam mbyllur me Kastriotin dhe i falënderoj të gjithë për aq sa kaluam së bashku”, deklaroi Manushi. I pyetur për të ardhmen, përgatitësi atletik shprehet: “Ende nuk e kam vendosur se te cili ekip do të vazhdoj, oferta kam pasur nga shumë ekipe të tjera, por të shohim zhvillimet se çfarë do të ndodhë në vazhdim”.

MERKATO – Sa i takon lëvizjes së lojtarëve, aktualisht janë vetëm ato që gazeta ka lajmëruar në ditët e mëparshme, ku të afruar janë dy vëllezërit Adolf dhe Santiago Selmani, ndërsa të larguar deri më tani janë Damir Grgiç, Endri Reçi dhe Ruben Silva. Trajneri i ri është shprehur se u ka kërkuar drejtuesve që të afrojnë disa lojtarë. Aktualisht, bazuar në deklaratat e teknikut Çela, krutanët kërkojnë dy mesfushorë krahu dhe një sulmues.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet të gjenden, pasi merkatoja e janarit ka kufizimet e veta, duke qenë se shumica e lojtarëve janë me kontrata. 36- vjeçari që ka marrë përsipër drejtimin e Kastriotit është optimist për skuadrën që po stërvit, ndërsa ka theksuar se do t’i marrë maksimumin këtij grupi lojtarësh.

Related posts

(FOTO) Skëndërbeu bën goditjen e madhe në merkato, futbollisti i Almerias në stërvitje me korçarët

Q.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA ANGLIA/ Real Madrid arrin akordin me Hazard për 130 milionë euro, ja kur zyrtarizohet

Delo.autor

Neymar te Real Madrid, dëshiron transferimin e Griezmann dhe Hazard

Q.Autor

Leave a Comment