Futboll Seria A Sport

“DUHEJ TA KISHA SHITUR TEK MILAN-I”/ Presidenti i klubit italian: Tani do të largohet me zero

Presidenti i Torino-s, Urbano Cairo, ka dhënë një intervistë interesante për La Stampa. Tema e nxehtë ka qenë merkato dhe të fundit mbi të ardhmen e kapitenit Andrea Belotti.

“Duhet të ketë një dëmshpërblim për klubet që i rrisin futbollistët dhe më pas i shikojnë të largohen me kosto zero”, ka thënë Cairo.

“Belotti-n e kemi paguar 8 milionë euro për ta marrë nga Palermo, kur as ata nuk besonin shumë tek ai. Tani besoj se do të largohet pa në lënë asnjë euro”.

Përsëri për kapitenin e Demave:

“Nëse ndihem i tradhtuar? Na ka dhënë shumë, ne gjithashtu. Ndoshta priste që ta shisja te Milan-i katër vite më parë, por nuk mund ta prishnim atë harmoni që ishte  krijuar në skuadër. Me kohën kam kuptuar se nëse një lojtar kërkon të largohet, është më mirë ta lësh të ikë”.

Related posts

Zbehet interesimi i Real Madridit dhe Barcelonës për Mohamed Salah

Sadik.Autor

Njihuni me PRONARIN e Leicsester që humbi jetën: Dashuronte KUAJT, KUMARIN dhe…

Isa.Autor

MANAJ “ÇMEND” ALBACETE/ Gol 3 pikësh nga stoli

Delo.autor

Leave a Comment