Futboll Sport

PGS HAP NEGOCIATAT/ Juventusi shumë pranë Ikardit

PSG është gati të negociojë me Juventusin për sulmuesin e saj, Mauro Ikardi, sipas Gazzetta Dello Sport. Argjentinasi, i cili prej kohësh është nën radarët e “zonjës së vjetër”, nuk bën pjesë më në planet e Poçetinos dhe pritet të largohet në janar me destinacion Italinë.

Juventusi nuk ka ndërmend të pengoj transferimin e Alvaro Moratës drejt Barcelonës, pasi të gjenin një sulmues zëvendësues. Akordi me PSG për transferimin e Mauro Ikardit shihet tashmë më se i mundur. Ish-kapiteni i Interit ka qenë një prej dëshirave që ka pasur Masimiliano Alegri, të cilin do t’i jepte një ndihmë të madhe Juventusit për arritjen e objektivave që kanë këtë sezon.

Madje dhe vet sulmuesi e ka kërkuar prej kohësh një rikthim në Itali, aty ku ai ka kaluar vitet më të mira si futbollist. Pas ardhjes së Mesit në ekip, hapësirat për 28-vjeçarin janë bërë akoma më të pakëta në ekipin francez.

Related posts

ZBULON NJË PRAPASKENË ME GARETH BALE/ Barnett: Mos e thuaj më nëse do të jesh menaxheri im

Delo.autor

Numrat nxjerrin zbuluar Milanin, klubi është në ankth për Evropën!

Sadik.Autor

James Rodriguez “fiksohet” pas pornostares së famshme

Q.Autor

Leave a Comment