Sport Të tjera

“GJËJA MË E MIRË ËSHTË TË…”/ Anthony Joshua stërvitet me Mayweather para revanshit me Usyk

Legjenda e boksit Floyd Mayweather ndodhet në Dubai për të ndihmuar ish-kampionin e botës në peshën e rëndë, Anthony Joshua, që po kryen në këtë vend përgatitjet për revanshin ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk. Sipas mediave britanike, Mayweather ka hyrë në stafin e Joshua, duke e ndihmuar me këshillat e tij për sfidën që dy boksierët pritet të zhvillojnë në pranverën e këtij viti.

Mayweather ndodhet në Dubai edhe për çështje të tjera, për të stërvitur disa nga boksierët e tij dhe, me këtë rast, ka vendsur të ndihmojë Joshua. Në rrjetet sociale janë postuar foto e video nga stërvitja që Joshua po bën me Mayweather.

“Gjëja më e mirë është të ndihmojë brezin e ri. Respekte të mëdh për ty kampion”, ka qenë mesazhi që Joshua i ka dhënë Mayweather. Ish-boksieri amerikan edhe më parë ka shprehur simpatinë e tij për Joshua, duke u shprehur i gatshëm ta ndihmojë.

Related posts

PSG NË SULM PËR ALVARES/ Dhuratë për rinovimin me Luis Enriquen

F.autor

U RRËZUA VETË DUKE GODITUR TOKËN/ Gafa e vitit shpërblehet me penallti (VIDEO)

Isa.Autor

Champions League/ Shorti u BUZËQESH skuadrave SHQIPTARE. Me FAT Kukësi e Shkëndija

Sadik.Autor

Leave a Comment