Futboll Seria A Sport

DUEL NË MERKATON E JANARIT/ Milani në garë me Liverpool, kërkohet talenti 20-vjeçar…

Mesfushori i Olimpikos, Aguibou Kamara, është kthyer në një objektiv kryesor për Jurgen Klop këtë merkato dimri. Talenti nga Guinea është gjithashtu dhe në radarët e Milanit, me klubin “kuqezi” që kërkon të afrojë mesfushorin.

Kamara ka dhuruar një performancë fantastike me kampionët e Greqisë këtë sezon, i cili në 14 ndeshje ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 4 asist. Kështu djaloshi ka ngritur interesin e shumë ekipeve në Europë, përfshirë Milanin e Liverpulin. Por duket se ekipi i Klop është më pranë nënshkrimit me mesfushorin, por presioni nga ana e Milanit nuk mungon.

Gjithsesi duke se Kamara nuk është shumë i përqëndruar te merkato këto kohë. 20-vjeçari do të bashkohet shumë shpejtë me përfaqësuesen e Guineas për Kupën e Kombeve të Afrikës dhe është gati të ndihmojë kombëtaren e tij për të ecur sa më shumë në këtë kompeticion.

Related posts

Maldini: Më duket e vështirë që Milan të kthehet i madh, por është edhe faji i tij

Q.Autor

Pas Ronaldos, tjetër lojtar bëhet gati për largimin nga Real Madrid

Isa.Autor

LIVE/ Katar 2022: Mbyllet ndeshja Gjermani-Islandë. Rezultati 3-0

Delo.autor

Leave a Comment