Futboll La Liga Sport

REZULTOI NEGATIV NË TESTIN E DYTË TË COVID-19/ Qetësohet Simeone, ylli Atleticos kthehet në stërvitje

Sulmues francez, Antuan Grizman, ka rezultuar negativ në testin e dytë të kryer për COVID-19 ditën e sotme. Lojtari u bashkua menjëherë në stërvitje me ekipin e Atletiko Madrid për t’u përgatitur për sfidën e ardhshme në kampionat.

Në datë 30 dhjetor, francezi, së bashku me Koke, Zhoao Felix dhe Hektor Herrera, kishin rezultuar pozitiv me COVID-19. Lojtarët  ishin një mungesë e madhe për Simeonen në sfidën kundër Rajo Vajekanos, por të cilën në fund arritën ta mposhtnin me rezultatin 2-0.

Pas testimit të sotëm, Grizman rezultoi negativ dhe këtë lajm e bëri me anë të një postimi në Twitter. Lojtari do të vihet nën urdhrat e teknikut Simeone dhe do të jetë gati për transfertën me Vijarrealin, të dielën e 9 janarit.

Related posts

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ Ylli i Real Madrid njofton largimin nga kombëtarja, ja emri…

Delo.autor

Letër publike e babait të Granit Xhakës, ja mesazhi i tij për shqiptarët…

Isa.Autor

ITALI-GJERMANI, PËRBALLJA E LEGJENDAVE/ Këta janë “azurrët” që do luajnë kundër “pancerave”

F.autor

Leave a Comment