Futboll

Rrëfimi tronditës i gjyqtarit shqiptar: Kam gjetur një plumb në dhomat e zhveshjes

Lorenc Jemini, ish-gjyqtar i FIFA-s në Superligën shqiptare të futbollist ka zbuluar sot një fakt tronditës në studion e “Proçesit Sportiv”.

Kur po diskutohej për ngjarjet e fundit në futbollin grek, ai ka marrë fjalën dhe ka sjellë në vëmendje një histori të së shkuarës së tij kur ishte arbitër në futbollin shqiptar.

Jemini rrëfeu se e kanë kërcënuar me plumb në dhomat e zhveshjes, duke shtangur të ftuarit.

“Unë kam gjetur një plumb në dhomat e zhveshjes gjatë kohës që isha gjyqtar. Do të thoshte se ‘nëse nuk fitojmë ne, të pret plumbi’. E kam çuar plumbin edhe në FSHF duke denoncuar këtë rast”, tha Jemini.

Related posts

SUPER TALENTI PREMTUES/ REALI peshkon sërish në BRAZIL, pranë firmës me…

Isa.Autor

Në Mykonos për pushime/ DYBALA nxjerr foto të PASMET e të fejuarës së re

Isa.Autor

Holandë-Peru/ Koeman mund t’i bëjë një “dhuratë” Spallettit (DETAJE)

Isa.Autor

Leave a Comment